Report TV - Mandati i Llallës, Basha: Rama e Xhafaj duan Prokurori private

2018-05-08 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Rama dhe Xhafaj po përgatisin një plan për të pasur në dorë Prokurorinë. Në një kohë kur mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla përfundon pas një muaji, Basha thotë se ka një skenar për "Prokurori private" të Ramës dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas tij, organi i akuzës do përdoret nga kryeministri si mjet shantazhi dhe kërcënimi për kundërshtarët. "Ne bëmë një betejë për Reformën në Drejtësi që të mos bëhej ashtu siç donte Edi Rama. Imagjinoni sikur Byroja e Hetimit të ishte në varësi të MB, në varësi të Tahirit, do ishte cenim i sigurisë kombëtare. Tani që skandali Tahiri-Habilaj e ka nxjerrë zbuluar, kërkon të ketë edhe prokurorinë private. Nën drejtimin politik të Fatmir Xhafës, kjo do të ishte një mburojë për të dhe shpurën e tij dhe një mashë për të kërcënuar shantazhuar dhe persekutuar këdo që bëhet pengesë për të dhe kupolën e tij. Qe policët e ndershem të bëjnë punën e tyre, duhet që qeverisja të çlirohet nga politikanët që i shërbejnë krimit. Njerëz si Saimir Tahiri e kanë vendin në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Brendshme. Këta njerëz duhet të kenë në duar prangat e drejtësisë dhe jo çelësat e pushtetit. Nëse doni të kuptoni këtë, imagjinoni SHKB-në e Tahirit që rrëmbyen në mes të natës Dritan Zaganit dhe e mbyllën në qeli për Habilajn", tha Basha.

Sipas tij, "kanabizimi i vendit ka qenë një projekt i qëllimshëm anti-kombëtar i Edi Ramës". "Në këtë projekt ai derdhi gjithë urrejtjen dhe mllefin që ka ndaj shqiptarëve. Kriminelët me pushtet dhe droga ishte hakmarrja ndaj të gjithëve e një njeriu të dështuar, për të cilën ai fajëson këdo, familjen, shoqërinë, atdheun, por kurrë veten e tij. Prandaj, të lesh fatet e vendit në duart e Edi Ramës do të thotë të lesh Shqipërinë në dorë të krimit dhe të shkatërrimit".

Duke cituar ish-prokurorin italian Paolo Borselino, kreu i PD bëri thirrje për një bashkim të madh për të larguar Ramën nga zyra e kryeministrit. "Edi Rama nuk duhet lejuar as të mashtrojë më popullin dhe as t?i shpëtojë më drejtësisë, siç po përpiqet të bëjë. Largimi i krimit nga pushteti do të fillojë vetëm ditën kur EdI Rama të largohet nga zyra e kryeministrit. Nëse ikën ai, pas tij do ikin të gjithë me rradhë, të gjithë politikanët e lidhur me krimin dhe e gjithë shpura e tyre kriminale. Më lejoni të citoj ish-prokurorin italian, Paolo Borselino: ?flisni për krimin. Flisni në radio, flisni në televizion, flisni në gazeta. Flisni kudo, por flisni. Flisni kundër tyre që heshtën. Flisni kundër atyre që u përpoqën të mbyllin gojët e ndershme. Flisni kundër atyre që u bënë vegla për mbrojtjen e drogës?.

Teksa fajësoi kreun e qeverisë Edi Rama për futjen e kriminelëve në politikë dhe emërimi në poste të rëndësishme shtetërore, Basha tha se emëroi në krye të bashkive më shumë kriminelë sesa ka në Burgun e Sigurisë së Lartë.
?Edi Rama strehoi në krye të bashkive më shumë kriminelë se sa në burgun e sigurisë së lartë. Prova e tij është Elv...

Free Traffic Exchange