Basha: Rama po kerkon te kape drejtesine

2018-05-08 2

Lulzim Basha akuzoi nga salla e Kuvendit kryeministrin Rama se po tenton të vërë nën kontroll drejtësinë, duke krijuar një prokurori private.

Lulzim Basha: ?Tani që skandali e ka ekspozuar, Rama kërkon të krijojë Prokurorinë e tij private të hetimit. Nëse doni të dini si do funksionojë kini parasysh SHÇBA-në që arrestoi Zaganin?.

Në mungesë të kryeministrit Rama, replikën nga salla e kuvendit i?a ktheu numri dy i socialistëve, Taulant Balla.

Taulant Balla: ?I je fshehur drejtësisë për 230 milionë Euro abuzime, ik Lulzim se po ikën siç ike nga dera e Prokurorisë kur i the se jam sëmurë. Agron Kapllanaj, kryebashkiak i Mallakastër, e shpëtoi vetëm urdhri i Bashës përkundrejt Klement Zgurit. Katër anëtarët e KQZ. I akuzuar për vjedhje makinash, si s?ju vjen turp na flisni për kriminelë kur krimineli juaj mbrohet?.

Lufta me krimin e drogën është emergjencë kombëtare, ndaj beteja thotë Basha duhet të nisë nga ata që i cilësoi peshkaqenë.

Lulzim Basha: ?Prova e Ramës është Roshi, Balili, Tahiri, Agron Xhafaj, dyshja Dako-Çela, Ahmetaj. Nuk bëhet fjalë për të arrestuar as Tahirin, Xhafën e Dakon, por që këta të mbrohen këta janë peshkaqenët në oqean, këta duhet të mbrohen se ndryshe shkon steka lart tek shefi madh në Tiranë?.

Taulant Balla: ?Klement Balili, si mund të jesh kaq gënjeshtar ai është përfaqësues I LSI dhe nipi Klementit është i LSI. Apo se LSI është në krahun tuaj sot, ky qenka i joni, s?ka lidhje fare me PS. Habilajt janë kushërinjtë e gruas tënde?.

Basha e akuzoi kryeministrin se po i krijon hapësira krimit të organizuar të pastrojë paratë përmes projekteve të qeverisë. Në kundërpërgjigje Taulant Balla i kujtoi akuzat për çështjen e CEZ-it.

Lulzim Basha: ?Po formalizohet trekëndëshi qeveri-sistem bankar-krim i organizuar përmes projektit 1 miliard. Nuk është rastësi që paratë e që s?donte t?ja kapte policia, Tahiri ia dha biznesmenëve që të dy kanë marrë tendera publik, që Rroshi është ndërtuesi më i madh, Dako biznesmen dhe kapobandë, Qazimi ka firmë, nga i pari i qeverisë që kanë me rradhë pasion për bankat offshore. Nëse kjo vazhdon, s?kemi parë gjë akoma?.

Kreu i demokratëve e shfrytëzoi fjalën e tj në kuvend për t?i bërë thirrje shqiptarëve që të mos heshtin por të ngrihen për të larguar qeverinë sipas tij të kapur nga krimi e mafia.

Tv Klan