Report TV - Vrasjet, Qafoku: Ismail Qemali është vrarë nga Esat Toptani

2018-05-08 3

Gazetari dhe shkrimtari Roland Qafoku i ftuar në emisionin ?45 minuta? të gazetarit Denis Minga në studion e Report TV, ka komentuar në lidhje me librin e tij ?100 vrasjet më të Bujshme? në vendin tonë.
Në librin e Qafokut shpjegohen të gjithë rrethanat se si janë përgatitur vrasjet e figurave dhe personaliteteve të kohës, prapavijat dhe duelet për pushte madje deri tek ndërhyrjet e shërbimeve të huaja si iniciuese të vrasjeve.

Ai ka komentuar vrasjet nga më misterizet duke filluar nga Esat Pashë Toptani, Luigj Gurakuqi, Qemal Stafa, vrasjet e martirëve në qytetin e Shkodrës dhe dyshimet në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

Në pikëpamjen e Qafokut, Esat Pashë Toptani është vrarë pasi ka paguar të gjitha ?kusuret?, sepse sipas tij , të afërm të tij kanë deklaruar se Esati ecte mbi kufoma dhe vrasja nga ana e Avni Rustemit , konsiderohet si vrasje deri diku për ideale ndryshe nga vrasjet e tjera që kanë ndodhur për gjëra të shëmtuara.

Në lidhje me rrethanat dhe aludimet për ?Babain e Kombit?, Ismail Qemalin, se ai është helmuar apo është vrarë në Itali, ai thotë së është vrarë në një lokal në Perugia dhe në lidhje me këtë ngjarja faturon si të implikuar, Esat Pashë Toptanit. Ai e cilëson se në vendin ku jetonte Qemali, jetonin edhe katër shqiptarë dhe menjëherë pas vrasjes janë larguar nga Perugia.

Free Traffic Exchange