Report TV - Sëmundjet e mushkërive, mjekët: Rastet shtohen nga viti në vit

2018-05-08 7

Vitet e gjata të punës në Minierën e Bakrit në Gjegjan të Kukësit, kanë lënë gjurmë në mushkëritë e 75 vjeccarit Shaziman Zenelaj. Që nga korriku i këtij viti është shtruar 7 herë në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi në Tiranë, pasi nevoja për oksigjen dhe dhimbjet i janë shtuar edhe më shumë.
?Kushte tepër të vështira, lagështira, pluhra, pluhra të mëdha. Kam marrë një silikozë të rënduar dhe tashmë e vuajë këtë sëmundje, bllokim frymëmarrje dhe tashi ka filluar edhe dhimbja e mushkërisë jep dhimbje të tepërta deri në bllokim, po nuk bëra ndonjë ultrakolten ose ndonjë gjë të vijë në vete pak. Kam dhimbje të tepërta që më jep mushkëria tani.Mbi 70% të bashkëmoshatarëve të mia kanë ndërruar jetë, mund të jenë edhe më shumë, por po flas për ato që njoh unë?-thotë Zenelaj

Silva Bala, shefja e Shërbimit të pneumonisë, tregon në një intervistë për Report Tv kushtet e punës që ndikojnë në rritjen numrit të pacientëve me kancer në mushkëri apo sëmundje të tjera respiratore.

"Kudo që të punosh, në cdo vend ku të punosh në industrinë kimike, në industrinë metalurgjike, nëpër miniera, poe edhe në industrinë fasone, atje ku prodhohen këpucë dhe prodhohen pëlhura apo priten rrobaqepsitë e mëdha, sistemi ajërues, kondicionet ku punojnë punëtorët kanë një rëndësi shumë të madhe. Veçojmë qytetet ku ka patur miniera Kukësi, Bulqiza, sepse sjellë pacientë të cilët janë të prekur nga sëmundje kronike profesionale silikoza dhe për pos kësaj vendos dhe sëmundjen e rrugëve respiratore kronike?-shprehet pneumologia, Silva Bala

Po për t?u ndeshur me faktorët e rriskut mjaftojnë grimcat që thithin shqiptarët çdo ditë nëpërmjet ajrit të ndotur.