Prof. Gudar Beqiraj: Takimi me Metën solli dorëheqjen time si kreu i Akademisë së Shkencave

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është dita e fundit si kryetari i Akademisë së Shkencave.

Prof. Gudar Beqiraj dha dorëheqjen 2 muaj nga zgjedhja e tij, pasi zhvilloi një takim me presidentin Meta, pas të cilit erdhi zgjidhja.

Shprehet se ky vendim lidhet edhe me propozimin e presidentit; kërkesë që vjen në kohën kur fati i institucionit është përfshirë në debate të forta për ekzistencën e tij.

Beqiraj: Diskutuam me Presidentin për rreth një orë dhe në përfundim të kësaj bisede që ishte shumë konstruktive, unë pranova propozimin e Presidentit që për të vazhduar punën sa më mirë Akademia e Shkencave në këtë situatë që jemi, unë të hapë rrugë në kuptimin e mirë të fjalës, duke dhënë dorëheqjen.

Ka 45 vjet që është pjesë e akademisë së shkencave, ndaj këtë vendim e quan vetëm si largim nga karrigia e kryetarit.

Beqiraj: Do të vazhdoj të jem shumë aktiv në Akademinë e Shkencave si anëtar i saj sepse kam një jetë të tërë në Akademinë e Shkencave.

Tashmë institucioni do të nis garën nga e para; nuk ka as kryetar dhe as nënkryetar.

Beqiraj: Nis procedura e cila kërkon kohën e saj për të bërë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, gjithmonë me zgjedhje të fshehta me kandidatura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prof-gudar-beqiraj-takimi-me-meten-solli-doreheqjen-time-si-kreu-i-akademise-se-shkencave

Free Traffic Exchange