Trafiku i kokainës, shqiptari i mbijeton atentatit në Ekuador - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një atentati në Ekuador. Sipas informacioneve të para Remzi Azemi nga Kosova ka marrë tre plumba.Sipas mediave vendase shqiptari nga Kosova ndoshej ne makine bashke me gruan e tij me origjine shqiptare dhe vajzen e mitur 3 vjeç ne momentin qe i eshte bere atentati.Azemi ishte duke udhëtuar me një automjet të blinduar tip Ford Explorer, dërsa ndiqej nga autoret qe udhëtonin me motor.Mendohet se ka qene një pakujdesia e gruas se tij ajo qe i ka dhëne mundësi atentatorreve qe te hapnin zjarr. Gruaja e Remzi Azemit ka ulur xhamin e automjetit. E per pasoje, ai ka marre 4 plumba, nje ne kurris dhe 3 ne shpatull. Shtetasi nga Kosova i ka mbijetuar atentatit, por mbahet ne spital nen vezhgimin e policise.Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ata kanë ndaluar një 22 vjeçar të akuzuar për tre vrasje.Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda nje harku të shkurtër kohor. Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrare Ilir Hidri qe gjithashtu dyshohet si i përfshire ne trafikun e drogës.