Qeveria do të ndryshojë skemën e pensioneve në fshat. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, ka pranuar se skema e pensioneve në fshat nuk ka funksjonuar, çka do të sjellë propozime për një paketë të re ligjore.
Skema e pensioneve për fshatin nuk ka funksjonuar për shkak të rritjes së kontributeve për efekt të llogaritjes së pensioneve. Pikërisht rritja e kontributeve ka bërë që fermerët të mos i paguajnë, duke mos u siguruar. Kontributi për të përfituar pension në fshat është 62 mijë lekë në vit. Fermerët paguajnë nga 29 deri në 38 mijë lekë në vit sigurime shoqërore, ndërsa gjysmën tjetër e subvencionon qeveria. Por edhe me këtë subvencion një pjesë e madhe e femerëve nuk po sigurohen.
?Pjesa e reformës së pensioneve që i adresohet fshatit nuk po funksionon?, u shpreh kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace. ?Për të qënë shumë transparent me komisionin unë kam nevojë për dy muaj kohë për të avancuar ndryshimet ligjore?, iu përgjigj Arben Ahmetaj.