Deputeti socialist në qarkun e Vlorës, Fate Velaj, ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha, si të lidhur me grupin kriminal Habilaj. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Velaj lexoi letrën e qytetarëve të zonës së tij elektorale, ku zbuloi disa të dhëna të pa publikuara më parë.
Në letër flitej për lidhjet farefisnore të gruas së Bashës me Habilajt, ndihmën ndaj tyre në periudhën e Piramidave dhe lidhjet e tij me ta kur ishte ministër i Brendshëm. Sipas ligjvënësit të PS, PD ka ndihmuar Habilajt që në kohën e Piramidave të famshme me anë të Piramidës ?Alimuça?.
Ndër të tjera, në letrën e qytetarëve thuhej se bashkëshortja e Bashës është kushërirë e një personi me mbiemrin Alimuça dhe që është edhe kushëri i Habilajve.