Menaxhimi i ujësjellësit, Veliaj: Bashkëpunim me rajonin e Pulias - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mirëmenaxhimi i ujësjellësit të Tiranës është një nga projektet e diskutuara në takimin e zhvilluar mes kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe presidentit të Rajonit të Pulias. Miratimi i projekteve të programit INTERREG, sipas Veliajt, i hap rrugë investimeve të rëndësishme në sektorin e ujit. ?Lajmi i parë i mirë ka të bëjë me miratimin e projekteve INTERREG, për bashkëpunim midis Ujësjellësit të Pulias dhe Ujësjellësit të Tiranës. Në fakt, qëllon që dy ujësjellësit tanë janë ata që performojnë më mirë në vendet respektive. Ashtu siç po bëjmë me BERZH-in për të marrë kredi për dy investime të rëndësishme, ashtu do të vazhdojmë edhe masterplanin me Ujësjellësin e Pulias, për t?u siguruar që Tirana ka shërbimin më të mirë, edhe në këtë fushë, ashtu siç ka shërbimin më të mirë në fushat e tjera?, tha Veliaj. Presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano tha se ky bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës. ?Jam shumë i lumtur që projekti ynë për ujësjellësin e Tiranës është aprovuar nga Bashkimi Europian, kështu që INTERREG do të na lejojë të vazhdojmë me të gjithë masterplanin e përbashkët dhe kjo patjetër është vazhdimësia e një tradite bashkëpunimi. Do të jemi të lumtur të kontribuojmë në lindjen e Pyllit Orbital përreth qytetit.? Presidentin e Rajonit të Pulias u vlerësua nga kryebashkiaku Veliaj me Medaljen e Skënderbeut.