http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati udhëton sot drejt ishullit të Kretës, ku ai do të takohet pasdite në një hotel në Hersoniso me homologun e tij grek Nikos Kocias. Të premten dhe të shtunën dy kryediplomatët të shoqëruar nga delegacionet përkatëse do të zhvillojnë diskutimet për problemet kryesore mes dy vendeve. Mediat greke shkruajnë se të dielën, Bushati dhe Kocias do të shkojnë në vendin e quajtur Pllaja e Lasithit, si dhe do të vizitojnë shpellën ku sipas mitologjisë greke, lindi Zeusi. Të njëjtën ditë, dy kryediplomatët do të bëjnë publike rezultatet e takimit.Mediat theksojnë se axhenda greko-shqiptare përfshin çështje të vështira dhe sipas tyre, ngjarjet e fundit në Himarë nuk ndihmojnë klimën e qetë për bisedime.Por takimi ka trazuar edhe politiken në Athinë. Dje, opozita greke i kërkoi sqarime zyrtare ministrit të jashtëm Kocias për komitetet e përbashkëta greko-shqiptare, mënyrën se si do të negociohen çështjet komplekse ?në një paketë? të vetme dhe a janë trajtuar ato si të ndërlidhura nga Ministria e Jashtme greke.Partia Demokracia e Re kërkoi të dijë gjithashtu në detaje se cilat çështje janë përfshirë në këtë ?paketë?.Ndonëse nuk kishte një përgjigje zyrtare për pyetjet e opozitës, ministria e jashtme në Athinë bëri të ditur më herët se takimi do të jetë disaditor me praninë e ministrave dhe ekspertëve me përvojë të fushave të ndryshme.Qëllimi është të diskutohen të gjitha çështjet dhe të gjendet zgjidhje.Ministria sqaroi gjithashtu se prej shumë kohësh ka një ekip koordinues mes dy vendeve, i cili po merret me këto tema.Bëhet fjalë për katër grupe bashkërenduese dhe një ad hoc: ky i fundit do të diskutojë edhe çështjet më të vështira.