Report TV - Rama: Hapni negociatat! Hahn: Presim Vettingun, duam fakte

2018-05-08 0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, Rama tha se tashmë ka nisur procesi i Vettingut në vendin tonë, një element ky i kërkuar nga BE për hapjen e negociatave.
?Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Shqipëria e ka filluar procesin e Vettingut. Diskutuam për suksesin e qartë të luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, një suksese i mishëruar në raportin e dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guarda di Finanza dhe i konsideruar si përmbyllja e fazës së parë. Lufta nis në fazën e dytë, për të cilën ndamë me Hahn objektivat dhe ambicien tonë, si dhe hapat për t?ia dalë me sukses me Task Forcën Speciale të policisë?, tha Rama.

Por Brukseli kërkon nga Shqipëria rezultate konkrete nga Vettingu që në Janar. Komisioneri për Zgjerimin deklaroi se ligji i Vettingut është vendimtar për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Johannes Hahn vlerësoi luftën ndaj drogës, por kërkoi fakte konkrete për arritjet duke e vendosur theksin te Reforma në Drejtësi, ndërsa kërkoi që të gjitha palët në Shqipëri të bëhen bashkë kur vjen puna për procesin e integrimit, pasi vendi është në rrugën e duhur.

?Kemi mundësi që të diskutojmë të shkëmbejmë ide për progresin që ka bërë Shqipëria. Duhet të punojmë për sfidat. Ne bazohemi te faktet dhe jo te thashethemet dhe aludimet. Me rëndësi që të arrijmë të qytetarët dhe të flasim për progresin që ka bërë Shqipëria.

Free Traffic Exchange