Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I konsideruar si një prej fshtrave më të bukur turistikë në vend, Lini po rrezikon të humbë shkëlqimin.
Fshati i vendosur në një kodër të bukur buzë liqenit të Pogradecit, zgjon kuriozitet kur e sheh nga rruga Qafë Thanë ? Pogradec, por edhe të zhgënjen kur e viziton nga afër.
Problematika e vjetër e derdhjes së ujërave të zeza të familjeve dhe bizneseve në liqen ka dëmtuar rëndë imazhin tërheqës të fshatit të njohur
Efektet tashmë po ndihen edhe në florën dhe faunën e liqenit, duke rrezikuar zhdukjen e disa llojeve të peshkut
Me resurse të pa shfrytëzuara, me bukuri por të ndotura, Lini është kthyer kështu një një fshat i ekstremeve që sipas kryetarit të fshatit Gafur Avdullari po humb interesin e turistëve
""Ky është krim për liqenin. Fëmijët nuk mund të lahen aty sepse marrin infeksion. Detergjentët po shfarosin florën e faunën e liqenit"
Pushteti vendor thotë se ka një projekt për një kolektor të ujërave të zeza i cili mbetet në letër pavarësisht emergjencës për ta zbatuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lini-po-humb-shkelqimin-zhgenjimi-kur-e-viziton-nga-afer