Ora News - Fier, përjashtohet nga shkolla adoleshenti që qëlloi me thikë shokun e tij

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sherret me përdorim të thikave konfirmuan alarmin e ngritur prej kohësh për sigurinë në shkolla.

Ngjarja e radhës u shënua këtë të enjte në shkollën e mesme "Janaq Kilica" në Fier, ku një 16-vjeçar goditi me dorezë grushti të kombinuar me thikë shokun e klasës një vit më madh në moshë!

Motivet mbeten ende të paqarta, por mësohet se adoleshentët fillimisht u konfrontuan me grushta dhe më pas situata përshkallëzoi në përdorimin e armës së ftohë.

17 vjeçari u dërgua në spital, ndërsa shoku i tij është arrestuar në flagrancë.

Ky nuk ishte rasti i parë i ngjarjeve të tilla brenda gjimnazeve të Fierit, ndaj Reagimi i Drejtorisë Arsimore të Arsimit ishte i ashpër. 16 vjeçari u përjashtua menjëherë nga shkolla

Kreu i Arsimit në Fier, thekson se nxënësit nuk mund të kontrollohen para se të futën ne shkolla ndaj kërkojnë angazhimin e prindërve për të mbajtur nën kontroll të fëmijët në këtë moshë delikate.

Shkelqim Allkaj: I lutem prindërve të rrisin maksimalisht punën me fëmijët. Ne nuk e kemi në kod etike, rregullore të kontrollojmë fëmijët ditë për ditë se çfarë marrin me vete. Ndihma e prindërve është shumë e madhe në këtë rast.

Gjimnazistët që pranojnë të flasin para kamerave e dënojnë rastin, por nga ana tjetër pranojnë fenomenin se bashkëmoshatarë të tyre mbajnë sende të ndaluara në vend të librave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fier-perjashtohet-nga-shkolla-adoleshenti-qe-qelloi-me-thike-shokun-e-tij

Free Traffic Exchange