Report TV - Debati në Kuvend,Berisha-Ruçit: Thirre Ramën të vijë tani këtu!

2018-05-08 0

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të thërrasë në seancë plenare kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi ndodhej në takim me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, me të cilin doli dhe në konferencë për media. Mungesa e tij duket se është ndjerë nga ish-kryeministri, i cili ka kërkuar të sillet menjëherë në seancë. Ai tha se Rama po braktis çdo takim ndërkombëtar, dhe ia mbath edhe kur bëhen diskutimet për drogën në Kuvend.
Berisha: A mund t?iu thuash shqiptarëve pse Noriega po braktis tani çdo takim ndërkombëtar, ikën nga konferenca si djalli nga temjani. Bëhet diskutimi këtu për drogën, përsëri ia mbath. Në këtë mënyrë ai ka vendosur të mbrohet. Nuk ka shpresë. Thirre të vijë këtu tani.

Ruçi: Po mund ta thërrasim