Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar në Konferencën ?Zhvillimet në tregun bankar? se situata financiare është në përmirësim, ndërsa ka një rënie të dukshme të kredive të këqija.
?Politikat monetare i kanë dhënë një stimul ekonomisë. Ka një rënie të dukshme të kredive të këqija. Situata financiare është në përmirësim e sipër.
Arkitektura e tregut financiar nuk është ende e plotë. Banka e Shqipërisë ka bërë një seri lëvizjesh për një treg më të zhdërvjellët.
Situata e përgjithshme po bëhet gjithnjë e më shumë mbështetëse. Konsumi dhe investimet e huaja kanë sjellë rritje të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. Industria bankare në Shqipëri gëzon shëndet të plotë financiar? deklaroi ai.