Report TV - Rudina Hajdari-politikanëve:Në ç’derexhe jeni katandisur?! Duhet të ndryshojmë

2018-05-08 0

Vajza e Azem Hajdarit ka mbajtur një fjalim të fortë në foltoren e Kuvendit, teksa ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Rudina Hajdari bëri thirrje për ndryshim, duke thënë se Shqipëria po shkatërrohet nga kjo qeveri e drogës. Duke u ndalur të rasti i Saimir Tahirit, Hajdari deklaroi se ai duhet të përballet me gjykatën dhe të tregojë aty se ka të drejtë, ndërsa e cilësoi atë thjesht një viktimë të këtij sistemi.

Më tej, ajo shtoi se nuk mund të flitet për trafikun e drogës vetën në mënyrë lekësh, por duhet kuptuar se pas këtij skandali fshihen njerëz. Deputetja demokrate iu bëri thirrje gjithë deputetëve të zgjohen dhe të reagojnë ndaj kësaj situate, pasi trafiku i drogës po shkatërron vendin.

Free Traffic Exchange