Report TV - Media, Rama: Shkelin të drejtat e njeriut nga mëngjesi në darkë

2018-05-08 0

Në ditën ndërkombëtare të medias, kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar me komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn u shpreh se mediat në Shqipëri dhe në rajon në bazë të raporteve janë pjesërisht të lira.

I njohur për kritikat e shumta ndaj medias, Kryeministri u shpreh se media nuk duhet të vrasë në emër të lirisë së saj, por duhet të jetë më e përgjegjshme.Shefi i qeverisë shqiptare akuzoi median se cënon të drejtat e njerëzve publikë nga mëngjesi në darkë.

Sulmet nuk munguan edhe sot nga kryeministri që deklaroi se mediat janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun, ndërsa ka gazetarë super të pasur.
?Media është një gur themeli në procesin e zgjerimit. Ndërkombëtarët në raportin për mediat dalin në përfundimin e në rajon dhe Shqipëri janë pjesërisht të lira. Janë bërë ndryshime ligjore për median audiovizive. TVSH dhe AMA janë kritikuar për politizim.

Free Traffic Exchange