Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin ?REKRUTIMI?, duke vënë në pranga dy persona. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar punonjësin e policisë Ushtarake në Vlorë, Deraldon kamberi, 24 vjeç, si dhe Erlind Varfin, 23 vjeç, duke sekuestruar vlera monetare, të cilat ishin qëllimi i të dy shtetasve.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policosë Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i një hetimi me metoda speciale , kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar ''REKRUTIMI'', ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit :
Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.
Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.