2 mije euro per t'u punesuar ne FA, pranga punonjesit te Policise Ushtarake

2018-05-08 5

Dy persona janë arrestuar nga autoritetet në Vlorë, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në këtë qytet.

Punonjësi Deraldo Kamberi dhe Erlind Varfi, të dy 23 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri ? tjetrin i kanë marrë një personi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro, me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar edhe shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.

Të arrestuarit do të duhet tashmë të përballen me akuzën e ?korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim?./tvklan.al