Report TV - Tiranë, 35-vjeçari tenton të vetëdigjet para Parlamentit

2018-05-08 0

Një ngjarje e rëndë po ndodh para Parlamentit, ku dy persona po tentojnë të digjen. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shpëtuar dy personat, ndërsa zjarrfikësit janë nisur drejt Parlamentit. Dy personat që kanë alarmuar sot kryeqytetin nuk janë emra të panjohur për policinë. Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Zalli, 35 vjeç, nga Lezha, i cili vetëm tri javë më parë ngriti në këmbë policinë, pasi tentoi të hidhej nga vinçi në Tiranë.

Ai u shpëtua nga policia, pas 60 minutash negociata për ta zbritur nga vinçi, ndërsa këtë mëngjes ai ka tentuar sërish t'i japë fund jetës. Shkak për këtë akt vetëflijimi janë problemet familjare që ka 35-vjeçari, i cili është ndarë nga bashkëshortja. Ai pretendon se kjo e fundit nuk e lejon të takojë fëmijët e tij, pas divorcit.

Free Traffic Exchange