Jep doreheqjen kryetari i Akademisë së Shkencave

2018-05-08 0

Jep dorëheqjen Kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj. Në një takim që pati mbrëmjen e së mërkurës me Presidentin e Republikës Ilir Meta gjendja që po kalon ky institucion ishte në fokus të bisedës.

Sipas njoftimit zyrtar Akademiku Beqiraj shprehu vullnetin e tij për t?u dorëhequr duke theksuar se do të mbetet përkrah kolegëve të tij Akademikë, duke mbështetur pricesin e reformimit. Presidenti Meta duhet ta dekretonte në detyrën e tij të re, por pas zhvillimeve të reja theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë dhe Qeverisë.

Dhe ky bashkëpunim duket se nuk do të ndërpritet pasi në Komisionin Parlamentar të Medias dhe informimit u miratua buxheti i akademisë për vitin e ardhshëm. Zv.ministrja e financave konfirmoi fondet për këtë institucion.

Përplasja mes Akademisë së Shkencave dhe qeverisë nisi pas zgjedhjeve të mbajtura në këtë insitucion një muaj më parë. Procesi u konsiderua farsë nga kryeministri Rama i cili njoftroi shkrirjen e Akademisë deri në reformimin e saj. Asambleja e Akademisë i ka paraqitur kreut të qeverisë një platformë për ristrukturimin e saj dhe duket se dorëheqja e Beqirajt është një hap i parë i këtij procesi.

Free Traffic Exchange