Ora News – Kryetari i Akademisë së Shkencave takon Metën, i paraqet dorëheqjen

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy muaj pasi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave, akademiku Gudar Beqiraj ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Tërheqja nga detyra i është paraqitur presidentit Ilir Meta mbrëmjen e kësaj të mërkure,

vendim ky që vjen në kohën kur as Kreu i Shtetit nuk e ka firmosur dekretin për emërimin në detyrën për të cilin u votua Beqiraj.

Në deklaratën e dhënë për mediat, Presidenca shprehet se në takimin e zhvilluar u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektivën e përballjes së tyre me sukses.

Teksa theksohet se gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.
Zyra për mediat e Presidentit bën të ditur se ishte Akademiku Beqiraj i cili shprehu vullnetin e tij për t'u dorëhequr duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribuues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.

Vendimi është pranuar prej Metës i cili ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Akademikut Beqiraj.

Ndër të tjera Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryetari-i-akademise-se-shkencave-takon-meten-i-paraqet-doreheqjen

Free Traffic Exchange