Ora News – Alarmi në Papër: Një furgon pa targa hedh pula të ngordhura çdo mëngjes në rrugë

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej dy javësh rruga që të çon në Njësinë Administrative Papër është e mbushur me pula të ngordhura. Banorët ngrejnë alarmin për ndotjen e mjedisit, ndërsa thonë se i frikësohen përhapjes së infeksioneve. Orgjina e tyre nuk dihet ende ndërsa punëtorët e mirëmbajtjes kanë konstatuar një furgon pa targa që çdo ditë hedh anës rrugës shpendët e ngordhur.

Këto pamje të pulave të ngordhura (në video) që gjenden në dalje të fshatit Vishas Mallkas të njësisë administrative Papër kanë alarmuar banorët e zonës.

Sipas tyre kjo situatë ndodh prej dy javësh duke shkaktuar aromë të rëndë e duke u kthyer në burim infeksionesh.

?Ikin fëmijët në shkollë, ndotja e ambjentit më ka befasuar shumë. Kjo gjë na shqetëson shumë si komunitet?.

Dëshmitarë të kësaj ndotje janë edhe punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës të cilët tregojnë se kanë konstatuar një furgon të bardhë dhe pa targa që çdo mëngjes shkarkon anës rrugës thase me pula të ngordhura.

?Ato janë të sotshmet që kemi hedhur sot, ditët e tjera i kemi hedhur në Shkumbin, nga 6-7 gjejmë përditë. Në mëngjes në këtë orë i gjejmë, makinën jo. Sot rastësisht e gjetëm makinën. Ishte pa targa?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/alarmi-ne-paper-nje-furgon-pa-targa-hedh-pula-te-ngordhura-cdo-mengjes-ne-rruge