Stop - Aksioni kundër ndërtimeve pa leje; rasti i Musa Savës, që kërkon cati! (08 nentor 2017)

2018-05-08 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kohë më parë qeveria nisi aksioni e prishjes së ndërtimeve pa leje dhe ?viktimë? e këtij aksioni nuk ranë ?peshqit e mëdhenj?, që kanë ndërtuar objekte e katë të tëra pa leje, por hallexhinjtë, që riparuan cati, apo kotece pulash. Pas një përmbledhje të disa rasteve, që e pësuan nga aksioni i rradhës, ?Stop? sjell abuzimin e ndërtueses Nadire Qinami, të cilës nuk i hyri gjemb në këmbë, megjithë shkeljet e përsëritura.Në të kundërt Musa Sava, banor i Kamzës, denoncon, se u gjobit me 500 mijë lekë të vjetra, ndërsa ndërtonte catinë e shtëpisë së shembur.Sava thotë, se për riparimin e shtëpisë mori leje pranë bashkisë së Kamzës,por as kjo nuk e shpëtoi nga gjoba.Gazetarja e ?Stop? iu drejtua bashkisë së Kamzës dhe sipas Artan Dervishit, drejtor i medias,qytetarin Musa Sava dhe familjes së tij në kushte të vështira ekonomike, do t?i sigurohet strehimi.