Report TV - Zbulohen objekte e para të rralla muzeore të Sarajeve Këlcyra

2018-05-08 0

Janë zbuluar objektet e para në gërmadhat e Sarajeve të Ali bej Këlcyrës. Ato janë disa skelete të llambadarëve të shkrirë nga zjarri dhe enë qeramike të aristokracisë europiane të 1900-s e më gjerë.
Skënder Muçaj rrëfen për Report TV arsyet se pse arkeologët shkuan në Sarajet Këlcyra.

?Sarajet e familjes Këlcyra janë nga ndërtimet më të mëdhaja të bëra në territorin e Shqipërisë deri më tani. Është një ndërtesë tepër madhështore me shumë-shumë kulla, mund të ketë shtatë apo tetë kulla të mëdha katërkatëshe secila, dhe një kat të nëndheshëm. Vetëm ndërtesa zë një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrore.?, tha Muçaj.

Të djegura nga grekët në prill të 1914-s, për më shumë se një shekull këto gërmadha kanë mbetur një monument i madh i heroizmit, por pa emër.

?Familja Këlcyra mes tyre nuk ra dakord për marrëveshjen që pjesa e Përmetit ti bashkëngjitej Greqisë dhe morën masa ekstreme që ta djegin. Për fat të keq sarajet e familjes Këlcyra nuk u vunë asnjëherë në mbrojtje, arsyet kanë qenë më shumë politike para viteve ?90, por edhe pas viteve ?90, duke qenë një ndërtim me përmasa të mëdhaja, ai ka nevojë për më shumë konsolidime për ta ruajtur. Kështu që Instituti i Monumenteve të Kulturës, kur është bërë propozimi, së bashku me Ministrinë e Kulturës nuk e morën në konsideratë.?, u shpreh Muçaj.

Free Traffic Exchange