Ditën e sotme, këshilltarët e LSI dhe PD-së u bënë bashkë dhe rrëzuan paketën fiskale 2018, të Bashkisë së Durrësit.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate të ashpra. Është votuar me 20 vota kundër miratimit.
Bashkia e Durrësit propozoi të njëjtin nivel taksash për bizneset dhe qytetarët, por bashkimi i votave PD ?LSI, bëri që paketa të rrëzohet, pasi të majtët nuk morën parasysh propozimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
"Bashkia ka ruajtur të njëjti nivel taksash, madje për tarifën e pastrimit, në zonat e fshatit ku nuk ofrohet ky shërbim, qytetarët nuk do të taksohen," tha këshilltari i PS-së, Alfred Mullarj.
Ulje ka pasur në këtë paketë edhe për pagesën e tarifës për çerdhe dhe kopshte, ku Bashkia kishte propozuar që familjet me ndihmë ekonomike të paguajnë vetëm 10 % të faturës dhe ato me shumë fëmijë 20-30 %.