Report TV - Buxheti 2018,Bushati: Pikat kyçe Rruga e Arbrit e projekti 1 mld $

2018-05-08 0

Deputeti i PS, Ervin Bushati, anëtar i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave tha në studion e Report Tv se pika më e fortë e projektbuxhetit të vitit të arshshëm është konsolidimi fiskal, Rruga e Arbrit dhe nisja e projektit të investimeve 1 miliardë dollarë.

Ai theksoi se nuk do merren borxhe për ndërtimin e infrastrukturës, pasi kjo sjell pasoja të mëvonshme për brezat e ardhshëm. "Ka një rritje të fondeve për ministritë, p.sh Ministria e Brendshme ka një rritje prej 7%. Ka një konsolidim fiskal për vitin e ardhshëm. Përgjegjshmëria është pika më e fortë e këtij buxheti, d.m.th të mos dëmtojmë ekonominë sot duke i lënë peng nesër shoqërisë shqiptare një borxh të madh. Deputeti socialist nuk kurseu kritika për opozitën e cila sipas tij nuk diskuton për parametrat e buxhetit, por për tema të cilat i interesojnë asaj. "Njëherë në vit kur diskutohet për ekonominë, opozita e shpërdoron kohën për të folur për tema të cilat në fokusin e saj mund të jenë të rëndësishme por nuk i bëjnë favor opinionit apo interesit publik. Në të gjitha komisionet, më shumë se është bërë diskutimi real e konstruktiv për pr/buxhetin, se mund të ketë ide që mund të adoptohen, ka pasur kritika reale nga opozita dhe ne kemi reflektuar".

Free Traffic Exchange