Ora News – Librazhd, 18 vjeçari hidhet nga kjo urë 50 metra pas vizitës mjekësore në Tiranë

2018-05-08 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 18 vjeçar nga fshati Qukës i Librazhdit i dha fund jetës duke u hedhur nga Ura e Bushtricës. Fatjon Feçi, gjeti vdekjen e menjëhershme pas ura ka një lartësi prej afro 50 metrash, ndërsa akti ekstrem la pas dyshime të mëdha mbi arsyet

Ai ishte nxënës i vitit të tretë i shkollës së Mesme të Bashkuar ?Dilaver Nezha? në Qukës. I riu ishte paraqitur normalisht në shkollë dhe pasi kishte bërë dy orët e para të mësimit, është larguar dhe ka kryer aktin ekstrem

Ora News kontaktoi me drejtoren e shkollës së Mesme, Mirjana Golikja e cila konfirmoi se ai ishte shoqëruar në mëngjes nga e ëma e cila u ka kërkuar mësuesve të mos e ngrinin në mësim për shkak të një vizitë mjekësore që kishte kryer në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/librazhd-18-vjecari-hidhet-nga-kjo-ure-50-metra-pas-vizites-mjekesore-ne-tirane