Report TV - Video ekskluzive e atentatit të bujshëm në Vlorë në 1 Tetor ndaj Ferdinand Llanaj

2018-05-08 4

eport TV siguron videon ekskluzive të atentatit në Vlorë në 1 tetor të këtij viti, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, Dritan Bega si dhe një 8-vjeçar.
Ky është momenti kur makina Benz e Ferdinand Llanajt afrohet për tu futur në rrugën Transballkanike, ndërkohë që një automjet BMV i pret rrugën.
Në këtë çast nisin të shtënat nga makina BMV, ku dallohen dy persona të cilët qëllojnë me kallashnikov.
Nga video që Report TV disponon duket Ferdinand Llanaj i cili ndodhet në vendin e pasagjerit, hap derën dhe del nga makina për ti shpëtuar plumbave.
Edhe Dritan Bega braktis makinën dhe shikohet teksa rrotullohet në rrugë dhe fshihet në krah të automjetit Benz.