Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Skema e pagesës së kontributeve shoqërore për fermerët do të ndryshojë brenda dy muajve. Ky afat është deklaruar në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku u diskutua buxheti i vitit 2018.
Skema për pagesën e kontributeve shoqërore të fermerëve po shkon drejt dështimit.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë gjatë diskutimit të projektbuxhetit ka kërkuar rishikimin e të gjithë skemës.
Madje në diskutime është nënvizuar se po vihet re një ulje e ndjeshme e pagesave.
Braçe: Në fshat ka një rënie dhe një defiçit dramatik që do të thotë se pjesa e reformës së pensioneve që i adresohet fshatit nuk po funksionon. Nuk binden bujqit që të paguajnë atë normë sigurimesh që është vendosur me reformën e re të pensioneve dhe natyrisht kjo akumulon defiçit nga njëri vit në vitin tjetër. Keni ndërmend ta rishikoni këtë pjesë apo jo?
Shqetësimit të ngritur, ministri Ahmetaj i është përgjigjur me premtimin se brenda dy muajsh do të rishikohet e gjithë formula.
Koncesionet e tipit Partneritet Privat Publik për vitin e ardhshëm të cilat kapin një shifër prej 78 milionë dollarësh kanë shkaktuar diskutime në Komisionin e Ekonomisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bujqit-nuk-paguajne-ndryshon-skema-e-pageses-se-kontributeve-shoqerore#.WgM1oNvkUq8.facebook