Ora News – Klosi pret homologen Reshitaj: Standartizim të lejeve mjedisore me Kosovën

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi priti sot në një takim Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, Albena Reshitaj.

Krerët e dy Ministrive biseduan rreth problematikave dhe projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit duke konfirmuar nënshkrimin e projekteve të përbashkëta në mbledhjen e ardhshme midis dy qeverive.

Për Ministrin Klosi është e rëndësishme që palët i dhanë dritën jeshile standartizimit të përbashkët të lejeve mjedisore për ndotësit e mëdhenj në të dyja anët e kufirit.

Klosi: Vendosëm së bashku që të realizojmë një standartizim të lejeve mjedisore për problematikat e mëdha që kanë të bëjnë me ndotësit e mëdhenj të mjedisit e këtej apo andej Alpeve dhe që të kemi mundësi që së bashku ne të fillojmë edhe aksionet e mëdha sensibililizuese për qytetarët duke bërë që ata të kenë mundësi që të kuptojnë se ky është një mjedis i përbashkët, kjo është një natyrë e përbashkët, kjo është prona e kombit shqiptar dhe si pronë e kombit duhet të mbrohet, ndihmohet dhe mbështetet nga e gjithë qytetaria jonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klosi-pret-homologen-reshitaj-standartizim-te-lejeve-mjedisore-me-kosoven