Ministri britanik për Oranews: Po e vëzhgojmë çështjen Tahiri, por nuk përfshihemi

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Po e vëzhgojmë çështjen Tahiri, por nuk përfshihemi?, kështu ka deklaruar Ministri i shtetit britanik për Europën dhe Amerikën Sir Alan Dunkan në një intervistë ekskluzive për Ora News.

?Krimi duhet goditur seriozisht, kriminelët nuk duhet t'ia hedhin?, është shprehur ministri.

Ai është shprehur se Britani bashkëpunim me Shqipërinë për shtetin ligjor.

Gjatë intervistës, Sir Alan Dunkan ka thënë se Britania e mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian.

?Biznesi lulëzon kur politika nuk i fut hundët?, ka thënë ndër të tjera ministri.

Intervista e plotë:

-Para së gjithash, cili është qëllimi i vizitës suaj në Tiranë?

Duncan: Shqipëria ka një rëndësi të veçantë për Mbretërinë e Bashkuar, marrëdhëniet tona janë shumë të mira. I gjithë rajoni ka rëndësi për ne dhe po bëhemi gati për të pritur Samitin e Vendeve të Ballkanit vitin tjetër, pra kam qenë në disa vende të tjera dhe ishte shumë e rëndësishme të vija këtu personalisht dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu.

-Patët ndonjë takim interesant?

Duncan: Në fakt isha shumë i kënaqur të flisja në një konferencë mbi strategjinë për të luftuar krimin e organizuar , gjë e cila është shumë e rëndësishme. MB ka qenë shumë afër qeverisë në betejën kundër krimit të organizuar, pra ishte mirë që isha atje personalisht.

Me çfarë po e ndihmoni Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar? Me logjistikë apo para?

Duncan: Po punojmë me qeverinë mbi krimin që në fakt nuk gjendet kurrë vetëm në një shtet. Zakonisht i kalon kufijtë midis shteteve, pra na prek gjithashtu edhe ne. Ne punojmë ngushtë për sa i përket bashkëpunimit policor dhe të sigurohemi se ky vend është i pajisur mirë për të goditur seriozisht krimin e organizuar dhe jo ta injorojë si një problem të tjetërkujt

-Krimi i organizuar është shndërruar në debatin kryesor në parlament, siç ju e dini mendoj. Çfarë rekordesh apo rezultatesh ka Shqipëria në luftën kundër tij?

Duncan: Nuk dua të gjykoj por ajo që dua të shoh është që MB, BE dhe SHBA të punojnë ngushtë me qeverinë, dhe sigurisht që qasja të jetë e drejtë, vendosmëria të jetë e fortë për ta zgjidhur problemin. Strategjia që u prezantua është një hap inkurajues për t?i bërë të gjithë të punojnë bashkë, ta trajtojnë këtë si një problem serioz dhe të sigurohemi se kriminelët nuk do të shpëtojnë

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ministri-britanik-oranews-po-e-vezhgojme-ceshtjen-tahiri-por-nuk-perfshihemi