Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisma më e fundit e qeverisë për sektorin e ujit ka ngjallur debate në komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku po prezantohej buxheti për vitin e ardhshëm. Opozita ka kundërshtuar idenë e taksimit të puseve të ujit pasi sipas PD në një kohë kur situata e krimit në vend po përkeqësohet qeveria merret me vendosjen e taksave për puset.
Florion Mima: Merresh me pompat e puseve. 25 mijë pompa që do t?u vendoset puse, janë fiks 863 mijë euro që ishin tek ajo fuoristrada. Blijini me ato pare dhe jepuani, se investimet i kanë bërë ata.
Por për ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, një reformë e tillë është e domosdoshme pasi uji po shpërdorohet në masë ndërsa arkëtimet janë të ulëta.
Gjiknuri: Ujësjellësi vetëm kërkon financim nga shteti për subvencione gjoja për energjinë por më shumë i përdorin për gjëra të tjera. Këto ujësjellës ne nuk do t?i financojmë. Do para performo. Përmirëso arkëtimet, ul humbjet, shteti do të financojë. Nëse ti dështon deri në fund, ato ujësjellës që dështojnë do të merren nga shteti nuk ka pse t?i menaxhojnë bashkitë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debatet-ujesjellesit-pd-krimi-po-rritet-qeveria-merret-me-puset-e-ujit