Ora News – Agjentët e FBI-së garantojnë Çakon: Do ju ndihmojmë për të luftuar krimin e organizuar

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako priti përfaqësuesit e FBI-së që do të asistojnë Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe terrorizmit.

Gjatë takimit me dy përfaqësuesit e FBI-së, Atasheun e FBI/LEGAT Jack Liao dhe Mark Newhouse, Agjent Special i FBI-së, i specializuar për hetimin e krimit të organizuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, si dhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit e bërë nga Policia e Shtetit këtë vit, duke e cilësuar si histori suksesi.

Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë shqiptare kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfertave të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/agjentet-e-fbi-se-garantojne-cakon-do-ju-ndihmojme-te-luftuar-krimin-e-organizuar

Free Traffic Exchange