Në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm fondi për investimet në infrastrukture është rritur me afro 42% nga viti që po lëmë pas.
Kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës Gjiknuri që kanë prezantuar përpara sipërmarrësve vendas projektbuxhetin për dhe Programin 1 miliard për Rindërtim, bëjnë të ditur se janë 10 segmente të rëndësishëm që janë parashikuar të financohen në 2018.
?42 për qind më i lartë është plotësisht i mjaftueshëm, natyrisht nëse puna është e duhura, që ne të hedhim hapin e parë. Në katër hapa gjatë katër viteve ne do t?ia dalim.?
Kryeministri Rama paralajmëron se s?do të ketë me tolerancë për përgjegjësit e zvarritjes se projekteve, që sipas tij kanë akumuluar dhe borxhe për qeverinë. Për papërgjeshmëri kryeministri foli dhe drejtimin e Autoritet Rrugor Shqiptar, e drejtuar ne 4 vitet e shkuara nga aleatet e LSI.
?Do t?i japim fund historisë së akumulimit të borxheve që fatkeqësisht na shoqëroi edhe në këtë periudhë për shkak supervizorësh të papërgjegjshëm dhe për shkak të një administrimi të papërgjegjshëm të Drejtorisë së Rrugëve. Të çojmë përpara drejtësisë këdo prej tyre që kanë marrë pjesë në këtë shkelje të patolerueshme. Ne kemi rindërtuar sistemin e prokurimeve, në mënyrë që garat të jenë reale.? Projektet në infrastrukture Rama thotë se do hapin mijëra vende pune.
Kryeministri sqaroi edhe detaje nga reforma e ujit që do të nisë në janarin e vitit të ardhshëm, që sipas tij në fazën e parë nuk synon vendosjen e matësve për puset familjarë, por ata industrialë.
?Ç?të duhet ty për ujin që nxjerr vetë? Ç?më duhet mua për ujin që nxjerr vetë? Po shko provo të nxjerrësh ujë vetë, jo në Gjermani, por në Itali edhe na lajmëro nëse do dalë më parë uji nga vrima që po shpon ti, apo do ngrihesh ti zgupthi të shkosh e të japësh llogari. Ku je? Sepse është pasuri kombëtare. Dhe shfrytëzimi i ujërave nëntokësor është kudo i normuar, dhe më e bukura është e normuar edhe në legjislacionin në Shqipëri. Si mundet një kompani që prodhon ujë për treg, të marrë ujin me sasi eksponenciale nga nëntoka dhe të mos paguajë kokërr leku. Ujin e kujt po merr, të gjyshit? Apo të stërgjyshit? Është pasuri kombëtare dhe mbi të gjitha, shfrytëzimi pa kriter dhe pa karar i burimeve nëntokësore ndikon në kapacitetet furnizuese, nuk është se po mbjell parcelën tënde që ta dha gjyshi. Ajo është parcela jote, ti po merr poshtë diçka poshtë. ?
?Nga ana tjetër, ne nuk kemi folur dhe nuk kemi parasysh puset e shtëpive, nuk kemi parasysh sot as puset e hapura nga njerëzit në fshat për vaditje aty ku nuk ka sistem vaditës. Janë në të drejtën e tyre dhe sigurisht nuk është gjë e mirë, sepse jo vetëm që dëmtojnë procesin e shfrytëzimit të burimit, por ato puse kanë edhe një problem tjetër, ato puse shterpëzojnë tokën, kripëzojnë tokën, e bëjnë të papërdorshme pas 10-20 vitesh dhe ky është një fenomen që ka filluar të ndjehet sepse shkohet në shtresat ku ka kripë. Ndërkohë që uji që vjen nga burimet për vaditje nuk e ka këtë rrezik, përkundrazi e us...