Në dalje të fshatit Vidhas-Mallkas 3 km nga qendra adminitrative Papërr, punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës dhe banorët , ndeshen me një fakt tepër shqetësues. Çdo ditë sipas tyre një furgon i bardhë, pa targa shkarkon anës rrugës pula të ngordhura të futura në thasë. Banorët thonë se çdo ditë shkarkohen 6-7 thasë me pula të ngordhura, kjo situatë ndodh prej 2 javësh dhe ende nuk dihet origjina e ardhjes së shpendëve të ngordhura. Në një gjatësi prej 500 metra ndjehet era e rëndë e kërmave të pulave, madje viktimë e tyre është bërë edhe një dhelpër e ngordhur pranë thasëve. Punëtori i mirëmbajtjes është i detyruar cdo ditë që ngarkesën e depozituar ta pastrojë nga rruga dhe ti hedh në shinat e trenit në linjën hekurudhore Elbasan-Papërr se ne lumin shkumbi.