“Ligjet”, sërish debat për drogën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eduard Halimi dhe Ulsi Manja janë përplasur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku ishin parashikuar diskutimi i projektbuxhetit për disa institucione të drejtësisë.Shkak u bënë qëndrimet e deputetit demokrat, mbi përfshirjen e qeverisë në trafikun e drogës. Por pas momenteve të tensionit, të majtë e të djathtë vijuan mbledhjen ku u dëgjuan pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme, ILDKPKI-së, Gjykatës Kushtetuese, Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Përfaqësuesit te këtyre institucioneve kane kërkuar rritje të buxhetit. Një pjesë e të cilave si në rastin e organit të akuzës dhe Inspektoratit të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive u pranuan nga Komisioni i Ligjeve. Pretendime të cilat do t?i kalojnë Ministrisë së Financave.

Free Traffic Exchange