Vendimi i Kryeministrit për të likuiduar faturat e ujit brenda 90 ditësh e ka tmerruar një ish të dënuar në Elbasan. Ëngjëll Shaqiri nga viti 2011 deri në qershor të vitit 2014 ka qenë në burg dhe nuk ka pasur asnjeri në shtëpi. Por kur ka dalë nga burgu ka gjetur një tufë me fatura për të paguar që arrijnë shumën 506 mijë lekë. Ka shkuar të kërkojë shpjegime dhe të drejtën. Por përgjigja ka qenë e prerë: Do t?i paguash i ke në sistem.
Pasi fitoi lirinë e ka pasur mjaft të vështirë të integrohet. Për një vit e gjysmë ka mbetur pa asnjë të ardhur. Më në fund bashkia i ka dhënë 18 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Por thotë se me ato para nuk mund të paguajë as energjinë, tregon se ha bukë njëherë në 2-3 ditë me disa kokrra ullinj.