Deputetja e Partisë Socialiste ka reaguar, duke thënë se Basha ka 6 ditë që nuk reagon për Agron Kapllanaj, Kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës.
Bushka tha se, Lulzim Basha vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin, gazetarin, dhe të mos i përgjigjet pyetjes pse vazhdon ta mbrojë kryebashkiakun e Mallakastrës duke shkelur ligjin e tij ?të dashur? të dekriminalizimit për të dytën herë.
Deklarata e plotë:
Si ka mundësi që Partia Demokratike vazhdon të mbrojë një njeri të dënuar për vjedhje makinash, vjedhje banesash?
Si ka mundësi që ky njeri vazhdon të mbajë i pashqetësuar detyrën e kryetarit të Bashkisë Mallakastër; apo vetëm e vetëm sepse është përfaqësues i Partisë Demokratike?
A ndikoi Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, që kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri të arkivonte dosjen e Agron Kapllanaj?
KQZ, në mënyrë flagrante dhe të paprecedentë, shkeli hapur ligjin dhe afatin e parashikuar prej ligjit për marrjen në shqyrtim të çështjes.
Lulzim Basha vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin, gazetarin, dhe të mos i përgjigjet pyetjes pse vazhdon ta mbrojë kryebashkiakun e Mallakastrës duke shkelur ligjin e tij ?të dashur? të dekriminalizimit për të dytën herë!