Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim me ekpsploziv ka tronditur gjatë natës fshatin Gurez të Kurbinit.
Lënda plasese ishte vendosor në një banese në ndërtim në pronësi Frederik Kastratit i cili është emigrant në Itali.
Nga shpërthimi nuk ka patur përsona të lënduar vetem dëme materiale, pasi banesa ishte në ndërtim dhe larg banesa të tjera. Sipas të dhënave lënda eksplozive e cila dyshohet të jetë e llojit tritol është vendosur në mes të shtëpisë dhe nga shpërthimi janë dëmtuar pjeserisht muret dhe një pjese e soletes.
Pas njoftimit nga familjaret menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia të cilët kanë nisur verifikimet për përcaktimin e llojit të lëndës shpërthyese dhe sasinë e sajë.
Gjithashtu grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autoret e kësaj ngjarje.
Policia pritet të marrë në pyetje familjaret për të mësuar më teper rreth ngjarjes dhe motiveve të sajë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperthim-me-eksploziv-ne-nje-banese-ne-krubin