Report TV - Kapja e biznesmenit Sota,Noka: Policia e fshehu! Xhafaj: Hetim

2018-05-08 0

Flamur Noka: Policia që ju drejtoni, a është policia që duam? Para disa ditësh u hoq një mini jaht pasi plasi skandali i Tahirit. I kujt ishte? A mund të na bëni një koment për fshehjen nga policia të skandalit të Elbasanit? Ju do merrni patente skafi se qeveria e rilindjes e ka bere tradite?

Xhafaj: Unë jam këtu për të mbrojtur buxhetin dhe për t?u mbrojtur nga policët. Unë drejtoj policinë, drejtohet nga drejtori i përgjithshëm. Unë jam ministër i Brendshëm. Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacion sa kohë janë informacione policore. Vetëm kur kërkohet të më jepet për shkak të detyrës. Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Lidhur me shqetësimin e politikës ka ngarkuar SHÇKB të hetojë për përgjegjësitë që kanë policët në këtë detyrë. Ajo që dua të bëj me dije është që gjithçka ka ndodhur është e regjistruar dhe i është paraqitur prokurorisë. Pak orë më vonë, çështja është filluar nga prokuroria dhe përgjegjëse është prokuroria. Ajo përcakton nëse ka shkelje nga policët në këtë ngjarje.

Free Traffic Exchange