Ora News - Patentat e skafit dhe 863 mijë euro, Xhafaj: Çështja i takon Prokurorisë

2018-05-08 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pyetur nga deputeti i PD, Flamur Noka për patentat e skafit dhe 863 mijë euro që iu gjetën personit me iniciale O.S. Xhafaj tha se kjo ngjarja i ka kaluar Prokurorisë dhe ai nuk ka tagrin për të folur për këtë çështje.

Flamur Noka: Përgjithësisht është traditë këtu që kur ministri i Brendshëm prezanton buxhetin shoqërohet nga titullari i policisë. Sot Haki Çako mungon. Kjo ndodh sepse 70% të buxhetit zë policia e shteti. Kjo mungon, por arsyet i dini ju. Unë do tju bëj një pyetje, policia që ju sot drejtoni a është policia që duam?

E dyta, para disa ditësh në Portin e Durrësit u hoq një minijaht, pas skandalit Tahiri, ju keni dijeni i kujt ishte ky jaht dhe pse qëndronte prej kohësh në territorin e administria nga policia kufitare në Portin e Durrësit?

E treta, a mund të na bëni një koment rreth fshehjes nga ana e policisë së shtetit të skandalit të Elbasanit, ku nuk iu ndalua një makine post bllokut të policisë në të cilin ishin dy persona, dhe pastaj kur policia e burgu ndërhyri rezultoi se u gjet vetëm një person që drejtonte makinën pa patentë dhe rezultonte një çantë grash ku ishin 863 mijë euro dhe 3 patenta për skaf. Ju do të merrni patentë për skaf, se siduket ministira e Brendshme e ka bërë traditë në qeverinë e Rilindjes?



Fatmir Xhafaj: Çako dhe çdo punonjës i policisë nuk është gjykuar e arsyeshme të jetë këtu sepse paraqitja dhe mbrojtja e buxhetit është pjesë e përgjigjesisë sime politike, kushtetuese dhe ligjore. Unë jam këtu jo për tu mborjtur nga policët, por për të mbrojtur buxhetin e shtetit dhe jam këtu për të marrë përgjegjësitë sa më takon mua si ministër i Brendshëm.

Kur më thoni që policia që ju sot drejtoni, unë nuk drejtoj policinë. Policia drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Unë jam ministri i Brendshëm dhe ligji më ka përcaktuar kufi, në raport me policinë. Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacion çfarë ndodh në territoret e porteve sa kohë që ato janë infromacione policore. Vetëm një gjë kur më kërkohet të më jepet për shkak të detyrës.

Nëse ka një gjë të kësaj natyre dhe çfarëdo lloj gjeje policia e shtetit konform detyrimeve që ka, që i burojnë nga ligji për policinë e shtetit duhet të ushtrojë detyrat e saj, nëse kjo ndodh përmes Shërbimet të Çështjeve të Brendshme unë ushtroj përgjegjsitë që me jep ligji.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/patentat-e-sakfit-dhe-863-mije-euro-xhafaj-ceshtja-i-takon-prokurorise

Free Traffic Exchange