Një shpërthim me eksploziv sot ne mengjes ka tronditur gjatë natës fshatin Gurëz të Kurbinit. Lënda plasëse ishte vendosur në një banese në ndërtim në pronësi Frederik Kastratit i cili është emigrant në Itali.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar vetëm dëme materiale, pasi banesa ishte në ndërtim dhe larg banesa të tjera. Sipas të dhënave lënda eksplozive e cila dyshohet të jetë e llojit tritol është vendosur në mes të shtëpisë dhe nga shpërthimi janë dëmtuar pjesërisht muret dhe një pjesë e soletës.
Pas njoftimit nga familjaret menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia të cilët kanë nisur verifikimet. Gjithashtu grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autoret e kësaj ngjarje. Policia pritet të marrë në pyetje familjaret për të mësuar më tepër rreth ngjarjes.