Ora News – Opozita drejt protestave, Balliu: Tahiri, një cigare në tonelatat e hashashit

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka lënë të kuptohet se është në përgatitje të protestave kundër narkoshtetit.

Këtë la të nënkuptohet edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili në intervistën e mbrëmjes në Ora News tha se janë në pritje të reagimit të qeverisë Rama përballë provave të bëra publike për kapjen e shtetit nga krimi.

Balliu: Varet si do të reagojë qeveria Rama ndaj provave tashmë të publikuara nga raporte ndërkombëtare dhe vetë Ambasadorë të shteteve të ndryshme, Ministra të shteteve të ndryshme, opozita por edhe nga qytetarët shqiptarë.Situata në Shqipëri sot është dramatike për shkak të varfërisë dhe autoritetin që ka marrë krimi i organizuar mbi qeverinë.

Balliu e sheh të afërt dorëzimin e kësaj qeverie para drejtësisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Balliu: Sot lideri i opozitës është në betejat e tij të fundit kundër narkoshtetit pasi nuk mendoj që është larg momenti që kjo qeveri do të largohet, do të dorëzohet para drejtësisë. Drejtësia vonon por nuk harron. Ka një bashkëpunim të disa forcave politike përfshirë dhe LSI kundër narkoshtetit.Në opozitë ka bashkëpunime, kordinime por për çështjet r koalicioneve apo partiake për zgjedhje, ato ndodhin kur të jenë zgjedhjet që unë mendoj se do të vinë shumë shpejt.

Deputeti demokrat thotë se ish-Ministri i Brendshëm Tahiri është vetëm një cigare në gjithë tonelatat e hashashit që mbuluan Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/opozita-drejt-protestave-balliu-tahiri-nje-cigare-ne-tonelatat-e-hashashit

Free Traffic Exchange