Ora News – Vokshi-Nikollës: Jep dorëheqjen, distancohu nga qeveria e drogës

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja Tahiri, akuzat ndaj drogës u shndërruan në debat të fortë mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e medias. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i kërkoi ministres së Arsimit dhe deputetëve të tjerë socialistë të dorëzojnë mandatet duke u distancuar nga qeveria, që ajo e quajti qeveria e drogës dhe skandaleve.

Vokshi: Jepni dorëheqjen, do të ishte në nderin tuaj si ministre, si nënë, si grua të distancoheshit, distancohuni se jeni ende në kohë dhe dorëzoni mandatet. Një pjesë prej jush i keni të blera me paratë e krimit.

Nikolla: Meqë u bë ftesa për distancim e neveris atë lloj modeli që shpif, etiketon, gënjen dhe bën politikë përçarje dhe që nuk ka lidhje me sjelljen e një politikaneje.

Beqaj: Nëse keni prova shkoni në Prokurori.

Vokshi: Zt.Beqaj, ju dhe reforma në drejtësi jeni dy skaje të kundërta të një litari. Ju dhe shëndetësia 400 mln euro auditime.

Replika pati nga deputet socialistë dhe ministrja Nikolla e cila ishte e ftuar për të raportuar mbi buxhetin e arsimit.

Diskutimi me këto tone nisi në kohën kur deputeti Luçiano Boçi propozoi jashtë çështjes së ditës por si një komision përgjegjës thirrjen në seancë dëgjimore të unionit të gazetarëve, për të përgatitur siç tha ai ndryshime ligjore për statusin e gazetarëve; duke e mbrojtur nga rastet e dhunës verbale duke iu referuar qëndrimi të kryeministrit Rama ndaj raporteve 2 javë më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vokshi-nikolles-jepni-doreheqjen-distancohu-nga-qeveria-e-droges