Ora News – Veliaj në Samitin Ndërkombëtar të Qyteteve: Ligj të posaçëm për Tiranën

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vijim të vizitës së tij në Itali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori sot pjesë në edicionin e tretë të Samitit Ndërkombëtar të Qyteteve me temë ?Të Bashkuar në Diversitet?, të organizuar nga kryebashkiaku i Firences, Dario Nardella, dhe Kancelari i Akademisë së Shkencave Sociale të Vatikanit, Marcelo Sanchez Sorondo.



Në fjalën e mbajtur në sesionin kushtuar dialogut urban, ku morën pjesë krerë bashkish nga disa vende të Mesdheut, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi si të domosdoshme bashkëpunimin mes qyteteve në përballimin e sfidave rajonale apo më të mëdha se sa ato që mund të prekin një qytet të caktuar, siç mund të jenë politikat mjedisore dhe ndryshimet klimaterike, si dhe zhvillimi ekonomik. Ai veçoi bashkëpunimin që ekziston tashmë mes qytetit të Tiranës dhe Firences, sidomos sa i përket përdorimit të teknologjisë dhe mjeteve miqësore me mjedisin, në ndriçim apo transport.



?Sfidat që po kalojnë të gjithë qytetet janë sfida të ngjashme, si në Tiranë, si në Athinë, si në Kajro apo në Barcelonë. Më vjen mirë që Tirana është avangardë në shumë prej nismave, duke filluar nga transporti elektrik, tek mënyra se si po ecim me korsitë e biçikletave. Sot kemi mbyllur një marrëveshje paraprake për të sjellë një flotë biçikletash në qytetin e Tiranës. Duke nisur nga fillimi i vitit tjetër do të vijnë disa mijëra biçikleta, pasi bashkia të ketë përfunduar rrjetin minimal dhe besoj për një qytet që është bekuar nga Perëndia me mbi 300 ditë diell dhe me një terren të sheshtë, është një koncept ideal për të transformuar mënyrën se si qarkullojmë në Tiranë, sidomos me një numër të konsiderueshëm të rinjsh dhe studentësh?, tha kryebashkiaku Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-ne-samitin-nderkombetar-te-qyteteve-ligj-te-posacem-tiranen