“Ju flet Moska”, Myftaraj: A i dhuroi policia një alibi Orest Sotës me arrestimin?

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Myftaraj: Opozita, qeveria, media, janë përfshirë këto ditë në një debat të madh për arrestimin e biznesmenit Orest Sota për shkak të rrethanave dhe fakeve të kësaj çështje. Siç dihet, i iku një postoblloku policie me një sasi të madhe eurosh mbi 800 mijë euro dhe dy patenta në emrin e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.Përtej faktit të çuditshëm që një biznesmen i cili ka fituar tenderin për rikonstruksionin e një komisariati policie, tender në fushën e ndërtimeve, i largohet një postoblloku policie, duket shumë e çuditshme.U hodh një version në një portal, nëse arrestimi i Orest Sotës erdhi si rezultat i përgjimeve? Menjëherë doli një analist shumë i afërt me burimet policore në një emision dhe tha që nuk ka ardhur si rezultat i përgjimeve por ka ardhur rastësisht. Që të ketë ardhur rastësisht nuk duket, pasi nëse do kishte qenë një kontroll rastësor këta do kishin ndaluar dhe të tjerë. Këta po prisnin këtë me sa duket.Por çështja kryesore është diku tjetër. Dihet që të gjithë njerëzit e afërt me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri janë në përgjim nga shërbimet e huaja, policitë e huaja por logjikisht duhet të jenë edhe nga agjencitë tona ligjzbatuese, policia e shtetit, prokuroria, SHISH. Dhe ky njeri dudet të ishte në përgjim në mos shqiptar, sëpaku ndërkombëtar. Të gjithë njerëzit rrotull Saimir Tahirit këto ditë janë në panik, kuptohet po mbyllin llogaritë. Vetë Saimiri është i interesuar të mbyllë shumë llogari që i kanë mbetur të hapura më parë dhe çështja është se ai e di mirë shembullin e një ish-Ministri të kohës së PD që kishte qenë dhe kolegu i tij, ish-Ministër i Brendshëm, kishte mbajtur dhe një detyrë të lartë në një Ministri me shumë para që merrej me punët publike dhe ky ish-Minsitër për shkak se i shpërfilli dhe neglizhoi llogaritë që kishte me botën e krimit që e kishte mbështetur shumë në karrierën e tij përfundoi në një vdekje të dyshimtë, pa autopsi, të quajtur aksident automobilistik. Ky precedent është një këshillë e mirë që llogaritë me krimin duhen mbyllur, u duhen dhënë ato para që kanë për të marrë, u duhen blerë ato gjëra që zotërojnë dhe mund të jenë kompromentuese si puna e patentave që iu gjetën. Gjëja më e dyshimtë në këtë histori është mënyra si është sjellë policia.Policia e Shtetit duket sikur ka ndërhyrë që ti jepte një alibi Orest Sotës për një vepër penale më të rëndë, sikur ka ndërhyrë të prishë punën e përgjuesve ndëkombëtarë të cilët po e ndiqnin dhe survejonin deri ku do të shkonte me këto para dhe dokumenta. Policia e Shtetit ka ndërhyrë befasisht për të ndërprerë një operacion monitorimi ndërkombëtar, një operacion përgjimi që do të rezultonte shumë më kompromentues se kaq.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-myftaraj-i-dhuroi-policia-nje-alibi-orest-sotes-me-arrestimin

Free Traffic Exchange