Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme premtimin e pambajtur të qeverisë për rritjen e pagave të infermierëve për 2017. Nga verifikimi i BOOM në disa pavione të QSUT nga rritja e premtuar që do të hynte në fuqi nga 1 marsi i këtij viti kanë përfituar vetëm ata infermierë që janë me master, duhet thënë që numri i tyre është modest, ndërsa ata me bachelor që janë dhe shumica, nuk kanë pasur asnjë rritje. Paradoksi më i madh është se nga rritjet e pagave, disa sanitarë paguhen aktualisht më shumë se infermierët në QSUT.
Kryeministri Rama pati premtuar se duke filluar nga 1 marsi i 2017, do të rriten pagat në sistemin e shëndetësisë, për mjekët, infermierët dhe sanitarët.
Rama për rritjen e pagave në shëndetësi
Edi Rama: "Infermierët sot marrin 390, nga 1 marsi 2017 do të marrin 450 mijë lekë në muaj.Rroga e infermiereve rritet në përqindje dhe për gjithë pjesën nën infermieret, që janë sanitaret etj, etj, rritet me 35 përqind.
Infermierja në një takim në Korçë i ankohet Ramës: ?Problemi që dua të ngre në plan të parë është rritja e pagave.Kemi mbetur të zhgënjyer sepse ne u ndamë në dy kategori. Kategoria e parë që ishim bachelor dhe kategoria e dytë që u quajtën me programim të plotë. Dhe ne që ishim bachelor kemi një diferencë shumë të madhe në page?.
Ndërhyn Rama: Më fal, juve ju rrit paga apo jo?
Infermierja: Jo. Ne na është ulur paga sepse kemi vajtur pranë drejtorisë dhe ne të bachelorit na është ulur paga me 10 mijë lekë të vjetra gjithmonë. Po, është e vërtetë dhe punonjësit e administratës së spitalit na thanë që kjo çështje, nuk është këtu, por është lart në qeveri.Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Kryeministri. Ne si infermier punojmë me tre turne. Dhe në ditë feste dhe në ditë pushimi. Për këto ditë feste dhe ditë pushimi ne na jepet vetëm një ditë pushimi dhe asnjë gjë. Ne nuk gëzojmë me familjet tona të dielën, të shtunën , ditët e festave dhe për këtë nuk është e mjaftueshme kjo ditë pushimi.
Arben Ahmetaj: Në numër total janë 18450 mjek dhe infermierë, të cilët përfitojnë rritje page, nga të cilët 13 765 janë infermierë.
Infermierët që paguhen më pak se sanitarët
Emisioni BOOM pyeti në lidhje me rritjen e pagave të infermierëve në disa spitale në QSUT, por infermierët thonë që pagat i ishin rritur vetëm dy muaj para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve i ishin mbajtur përsëri ato që i ishin dhënë.
Vetëm ata me diplomë të nivelit të dytë, pra mastera profesionale dhe shkencor, kanë përfituar rritje, thonë infermierët e QSUT.
Pra duhet të kesh master shkencor për t`u rritur paga, ndërkohë që shumë pak profesionistë ka me këtë nivel shkollimi.
Infermierët thonë gjithashtu se tani u kanë hequr rritjen e aplikuar për disa muaj, duke u thënë se i kanë përllogaritur gabim.
Paradoksi më i madh është se nga rritjet e pagave, disa sanitarë paguhen aktualisht më shumë se infermierët në QSUT.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/denoncimi-i-boom-infermieret-ne-qsut-p...