“CEZ”, PS kërkon peshkun e madh - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste akuzon Prokurorinë se ka varrosur një ndër dosjet më të rëndësishme, ku faktohej përfshirja e peshqve të mëdhenj në aferës korruptive të CEZ. Deputeti socialist Ulsi Manja, deklaroi se organi i akuzës nuk ka marrë në konsideratë asnjë gjetje e komisionit hetimor.




Sipas Manjes, Prokuroria po bën pazare dhe po shfaqet si vegël e politikës, porse reforma në drejtësi do të tregojë qartë cilët janë të korruptuarit.



Në raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar, të ngritur nga maxhoranca për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes nga kompania çeke CEZ , thuhej se buxhetit të shtetit iu shkaktua një dëm prej 415 milionë euro nga procesi i privatizimit. Përgjegjës sipas PS kanë qenë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministrat e qeverisë së drejtuar prej tij.