Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste ka përdorur në të njëjtën ditë me ambasadorin amerikan metaforën e peshqve të mëdhenj për të sulmuar organin e akuzës në lidhje me dosjen e CEZ. Nga kryesia e kuvendit deputeti Ulsi Manja tha se kjo është një dosje që kishte disa ?peshq të mëdhenj?, dhe se nuk është marrë në konsideratë asnjë gjetje e komisionit hetimor të Kuvendit.
Manja: Prokuroria po përpiqet të mbyllë një nga dosjet më të qarta të korrupsionit në 27 vite, skandalit të privatizimit të CEZ pa marrë një pyetje asnjë person të akuzuar dhe asnjë dëshmitar. Prokuroria u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet mbi bazën e një materiali të publikuar në media, tani jo vetëm nuk e vendos ujin në zjarr me emra peshqish të mëdhenj e të vegjël, por e ka dërguar dosjen në gjykatë duke kërkuar mbylljen e saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ps-huazon-metaforen-e-lu-dosja-e-cez-kishte-peshq-te-medhenj-prokuroria-e-varrosi